Avokati Arianit Koci, ka dalë kundër sjelljes së kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i cili dje ka goditur me shuplakë policin e Kosovës, gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Koci ka thënë se për këtë sjellje të Molliqajt ekziston përgjegjësi penale dhe politike, duke thënë se polici në fjalë kishte të drejtë ta arrestonte Molliqajn, dhe të mbrohej ndaj tij.
Sipas tij, shteti ka dështuar të përdor aparatin e dhunës dje, kur ishte i nevojshëm në këtë rast, përcjell Bota sot.
Avokati ka theksuar se nuk e mirëkupton veprimit e Molliqajt, por si avokat nëse do të thirrej, do të mbronte atë.
Reagimi i Kocit në Facebook:
Jam kundër sjelljes së Molliqajt në raport me policin.
Absolutisht!
Por, këto situata ndodhin në protesta.
Kryesi i një veprimi të ndaluar me ligj, sanksionohet.
Prandaj ekziston përgjegjësia penale apo politike.
Mundet me qenë që Dardani e ka pasë pjesë të strategjisë, veprimin e tillë.
Por, nuk dua të merrem me këtë pjesë të problemit.
Për mua, problem më i madh - shumë më i madh është sjellja e policit dhe kolegëve të tij.
Kur pengohet apo sulmohet në detyrën e vet, polici ka të drejtë ligjore, por edhe morale, me u mbrojtë. Me e përdorë forcën propocionale për me e neutralizu sulmuesin.
Sipas vlerësimit, edhe me e arrestu dhe me e shoqëru në stacion policor.
Nëse në rastin konkret, polici nuk e ka mbrojtur vetën.
Nëse se ma mbrojtur vetën, si do të na mbrojë neve-në rast nevoje?
Shteti e ka aparatin e dhunës në dorë. Duhet ta përdorë, kur e vlerëson që është e nevojshme.
Në këtë rast, ka dështuar!
Dështimi është edhe më i madh, kur e dijmë që Dardani është fytyrë publike-kryetar i një partie politike.
A kishte ndodh ky tolerim, po të ishte në vend të Dardanit, ndonjë anonimus?
A e dini, sa persona janë proceduar për pengim të personit zyrtar?
Për sulm, as të mos flasim.
P.s
Nuk e mirëkuptoj veprimin e Dardanit.
Assesi.
Por, me më thirrë - natyrisht, nëse procedohet kjo çështje, e kisha mbrojtë, në cilësinë e avokatit.
Pa asnjë dilemë.
Kështu funksionon drejtësia!