Haxhiu: Jemi duke punuar shumë për zotimet tona

Aktuale

Haxhiu: Jemi duke punuar shumë për zotimet tona

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:14
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, dje së bashku me kabinetin kanë prezantuar të arriturat, sfidat dhe planet për vitin 2022 e më tej.

Ajo ka prezantuar disa nga zotimet për të cilat ka thënë se do të punojnë.

“Reforma e thellë në drejtësi përmes Vettingut dhe ndryshimit të pakos ligjore për sistemin prokurorial, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, krimet e kryera gjatë luftës dhe adresimi i dhunës në familje janë vetëm disa nga zotimet tona për të cilat po punojmë shumë”.

“Faleminderit kabinetit dhe zyrtarëve të Ministrisë për punën dhe angazhimin e madh!”, ka thënë Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat