Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj pas sulmit që i bëri një polici gjatë protestës të së shtunës, është duke u ndjekur nga organet e rendit.
Gjatë ditës së djeshme, Policia nuk mundi të kontaktoj me Molliqajn, por i njëjti nuk është gjetur nga Policia as në selinë e partisë por as në banesën e tij.
Mirëpo, Dardan Molliqaj duhet të futet në burg. Kështu mendon prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se Molliqaj bëri vepër të rëndë penale duke sulmuar fizikisht një polic të Kosovës, që kishte dalur në mbrojtje të institucioneve të shtetit.
Sipas tij, burgosja e Dardan Molliqaj duhet të ndodhë menjëherë.
Postimi i plotë:
DARDAN MOLLIQAJ NË BURG...?!
Rebeluesin e dikurshëm të LVV askush nuk e ndalon të protestojë. Le të protestojë, le të pisket, le të qirret deri t’i shtirret gërklani. Kjo është e drejtë e tij askush nuk ia ndalon.
Por ama, anipse te gjithë e njohin këtë rebel edhe si arrogant, ai nuk ka të drejtë të përdor forcën prej rrugaçërie dhe t’i mësyjë organet e sigurisë, policinë të cilët dolën aty për ta mbrojt shtetin nga ky rrugaç.
Ai sot do të ishte dashtë të jetë ne burg sepse bëri vepër të rënd penale, cenim i rendit kushtetues duke e sulmuar fizikisht policinë tonë e cila kishte dalë ne mbrojtje të institucioneve të shtetit.
Nuk është e çuditeshme se pse fare nuk reagoi pronto prokuroria por as pronto gjyqësia për këtë rast makabër të cilin është deshtë të jap urdhër për arrestimin e tij.
Kryeministër ngutu pak, nuk mundesh me i përmbushë premtimet që ia ke dhanë votuesve për çkapjën e shtetit me pronoto prokurorinë dhe pronto gjyqësinë. Është parë puna e tyre, ishin dora e shtrirë e pushtetarëve të korruptuar dhe si të tillë duhet larguar sa më parë sepse janë rrogëzina të tejkaluara.
Burgosja e Dardan Molliqaj duhet të ndodhë menjëherë, sepse ai bëri vepër penale, sepse duke i ra policit ai e sulmoi edhe shtetin.