Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe tek varri i heroit Zahir Pajaziti në Orllan

Aktuale

Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe tek varri i heroit Zahir Pajaziti në Orllan

Më: 31 janar 2022 Në ora: 11:28
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti në Orllan

Pas homazheve te shtatoret e heronjve në Sheshtin e Dëshmorëve në Podujevë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminstri Albin Kurti bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te varri i heroit Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Orllan.

Për nder të 25-vjetorit të rënies së tre heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Osmani së bashku me Kurtin, kanë vendosur lule të freskëta te shtatoret e këtyre dëshmorëve në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë.

Ata vlerësuan lart sakrificën e heronjve për lirinë e Kosovës. 

Presidentja Osmani vlerësoi lart veprimtarinë, punën dhe sakrificën e këtyre heronjve që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti u shpreh se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zajnullahu ishin kushtrimi i çlirimit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat