Në lidhje me videot që profesori nga Vushtrria ka bërë duke vallëzuar ka reaguar edhe analisti Xhevdet Pozhari, ai përmes dy postimeve në Facebook ka përkrahur profesorin.
Pozhari i thotë se kur të bëhet më mirë vëllau do të thërras për të vallëzuar së bashku, përcjell “Bota sot”.
Kur të duash loçkan videon e ardhshme e bëjmë duke vallëzu bashkë, i drejtohet Pozhari profesorit.
Postimi i plotë
Prof. unë ta kam zili që ke arsye me vallëzu. Po lutem që vëllai të mbijetojë dhe ta bëj një dasëm të madhe. Nëse vjen ajo ditë, shumë kisha pas qejf mem nderu dhe me ardh me vallëzu. E, po ta kallim unë e ti. Krejt ata që nuk vallëzojnë dhe rrijnë si petulla, kemi me i përzan prej dasmës.
Qeshtu loçkan, vazhdo me jetu i hareshëm dhe me dashni për jetë. Lum nxënësit që kanë një profesor si ti që kanë me i pas kujtimet ma të mira në të ardhmen.
Dije se krejt ata që të kanë përqeshur janë njerëz të depresionuar që paradite ia marrin inatin vetes e pasdite krejt dynjasë. T'u përqeshë të tjerë mundohen me e mbush botën e tyre të vogël plot me komplekse dhe mjerim.
Kur të duash loçkan videon e ardhshme e bëjmë duke vallëzu bashkë. Në këtë vend ka nevojë që të thyhet zymtësia me vallëzim. Ti nuk ke bë asgjë që të ndjehesh keq.