Demush Shasha i del në mbrojtje Fjolla Ujkanit që sulmoi profesorin valltar

Aktuale

Demush Shasha i del në mbrojtje Fjolla Ujkanit që sulmoi profesorin valltar

Më: 31 janar 2022 Në ora: 14:34
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha i ka dalë në krah deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila i ka quajtur veprime të pahijshme dhe degjeneruese videot e profesorit, Lulzim Paci, që shihet duke u vallëzuar.

Ky i fundit u ka thënë se ka marrë shumë komente negative, derisa u shpreh se askujt s’i ka bërë keq me ato veprime.

Shasha në Twitter ka shkruar se mësimdhënësit duhet të marrin vëmendjen publike nga arritjet e nxënësve të tyre.

“Mësimdhënësit duhet të kapin vëmendjen publike me arritjet dhe shkëlqimet e nxënëseve të tyre. Në vend të kësaj, ata kapin vëmendjen e publikut me sistemin zyrtarisht më prapambetur arsimor në botë. Një përbindësh arsimor i cili është duke i shuar gjeneratat e tëra të rinisë”, shkruan ai.

Tutje ai ka shtuar se reagimi i deritanishëm që është bërë ndaj siç e quan ai “mësimdhënësit vallëzues” është dëm koleteral.

Prandaj, sot frustrimi universal ndaj një mësimdhënësi vallëzues nuk është mbi të drejtën e tij për të vallëzuar, por për të drejtën e nxënëseve për të pasur arsim. Reagimi ndaj videos është dëm kolateral i këtij frustrimi”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat