Rritet numri i viktimave - mbi 1 mijë e 500 raste të reja me COVID në Kosovë

Aktuale

Rritet numri i viktimave - mbi 1 mijë e 500 raste të reja me COVID në Kosovë

Nga: M.H. Më: 31 janar 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

Nga ky raport kemi 3 viktima dhe 1 mijë e 500 raste pozitive, përcjell "Bota sot".

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 34.208.

Njoftimi i plotë

31 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.777.085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.

Në total numri i rasteve aktive është 34.208.

Image
Njoftimi i MSH-së
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat