Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni kujtoi veprimtarinë e tre heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 25-vjetorin e rënies së tyre.
Hyseni u shpreh se krenaria për këta tre heronj mbulon dhimbjen ndërsa shtoi se historia flet për kontributin e tyre për çlirimin e vendit.
Hyseni: Këta tre heronj janë të tërë Kosovës
“Është një ditë që e kujtojmë sikur sot kur ishim në shkollë të mesme dhe pati ndodh, dhe vërtetë e kujtojmë me dhimbje, por njëkohësisht krenaria e mund dhimbjen. Këta njerëz të cilët kanë rënë, nuk janë vetëm të Llapit, Orllanit, por janë njerëz të cilët janë të Kosovës po edhe të shqiptarisë. Puna dhe vepra e tyre për çështje kombëtare ka ndikuar edhe jashtë trojeve shqiptare dhe mendoj që këta gjithmonë do t’i kujtojmë pikërisht në madhështinë që e kanë lënë në historinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Gjatë ditës së sotme nderime pranë shtatoreve të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë bërë edhe krerët e shtetit, liderë politikë e institucionalë si dhe qytetarë të shumtë.