Prokuroria tregon detaje për Dardan Molliqaj i cili sulmoi zyrtarin policor

Aktuale

Prokuroria tregon detaje për Dardan Molliqaj i cili sulmoi zyrtarin policor

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:32
Dardan Molliqaj duke sulmuar zyrtarin policor

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar inicimin e hetimeve ndaj Dardan Molliqajt, kreut të Partisë Socialdemokrate, për sulm ndaj zyrtarit policor.

Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë sot se Molliqaj është nën hetime në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Konfirmoj që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj D.M. në drejtim të veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar'”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e prokurorisë.

Policia e Kosovës ka hapur rast kundër Molliqajt në drejtim të veprës penale “sulm, raportoi media të shtunën, bazuar në burime brenda organeve të rendit.

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Policinë e Kosovës e ftoi të shtunën kryetarin e Partisë Socialdemokrate që në cilësinë e të dyshuarit të paraqitej për intervistim në stacionin policor në Prishtinë.

Por, i paraqitur në një konferencë për media të hënën, Molliqaj ka mohuar të ketë pranuar ftesë për intervistim nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat