Arifi: Ja çfarë do t’i kërkojnë Escobar dhe Lajçak Kurtit e Osmanit

Aktuale

Arifi: Ja çfarë do t’i kërkojnë Escobar dhe Lajçak Kurtit e Osmanit

Më: 31 janar 2022 Në ora: 18:04
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kanë filluar takimet me krerët e shtetit të Kosovës, në kuadër të vizitës në rajon.

Vizitën e Lajçak dhe Escobar në Kosovë, e kanë parë si shumë pozitive për vendin njohës të çështjeve ndërkombëtare në vend.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë për T7 se për unifikimin e SHBA’së dhe BE’së, pala kosovare duhet të jetë e vetëdijshme për momentumin që po kalon vendi.

Ndërsa, ai është shprehur se temë e diskutimeve të sotme do të jenë: Marrëveshja për energjinë për veriun e Kosovës, të zhdukurit në luftën e fundit në Kosovë dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Besoj që temat që do të përcaktojnë këtë takim do të jenë çështjet që mund të implementohen shpejtë siç është: Marrëveshja për energji për veriun e Kosovës, për të zhdukurit që për neve është një plagë shumë e madhe dhe shumë pozitive nëse do të mund ta zgjidhnim brenda një afati shumë të shkurtër dhe besoj mandej që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të jetë tema e diskutimit të modaliteteve, si mund Kosova ta pranojë një gjë të tillë, apo se si do të implementohet”, ka deklaruar ai.

Tutje Arifi ka thënë se kurdo që të jetë marrëveshja mes dy shteteve, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet, ose para ose në fund të marrëveshjes.

“Normalisht kjo me siguri do të lidh edhe fundin e marrëveshjes që kurdo që të jetë ajo marrëveshje, Asociacioni mund të bëhet ose para ose në fund të marrëveshjes por gjithmonë në dakordancë me partnerët ndërkombëtarë”, ka theksuar ai.

Arifi ka thënë se është me rëndësi që Bashkimi Evropian po e shfrytëzon SHBA’në që t’i bëjë presion palës kosovare dhe asaj serbe.

“Pjesa tjetër çfarë është me rëndësi është që Bashkimi Evropian një far forme po e shfrytëzon SHBA’në në kuptimin pozitiv, që t’i bëjë presion palëve që të ulen të tavolinë. Pra do të ketë një rinisje të dialogut në kuptimin e asaj që palët duhet të tregojnë gatishmëri për të vazhduar dialogun tutje, për ta zgjidhur çështjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo në një far forme do ta ndihmonte të Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat