Lajçak pas takimit me Kurtin: Vizita me Escobarin, mesazh BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut

Aktuale

Lajçak pas takimit me Kurtin: Vizita me Escobarin, mesazh BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut

Më: 31 janar 2022 Në ora: 18:35
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencë për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kjo është vizita e tij e shtatë në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se vizita e përbashkët me Escobarin është mesazh se SHBA dhe BE-ja punojnë së bashku për procesin e dialogut.

Për mua është vizita e shtatë për dialog.

Por jemi këtu me kolegun Escobar për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut. Kjo ishte mundësi e mirë për planet tona dhe do të vazhdojmë bisedimet dhe do të qëndrojmë deri të mërkurën”,  tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat