Një ndërgjegje e vrarë si ajo e Hashim Thaçit, mbi të cilën rëndojnë 100 vrasje shqiptarësh nuk kishte si të mos shpenzonte aq brutalisht buxhetin e shtetit të Kosovës, thuhet në reagimin e familjes së Haki Imerit, i cili besohet se është njëri prej atyre viktimave, për të cilat dyshohet Thaçi.
Por, ato shpenzime në Presidencë nga Thaçi, janë cikërrima karshi shumave marramendëse milionëshe të cilat ai i ka përdorë kundër drejtësisë, që të mos zbulohen vrasjet politike.
Edhe më shumë do t’i ketë kusjtuar Kosovës lufta e tij sekrete kundër gjykatës speciale.
Kjo familje ia kujton opinonit se shpenzimet e Thaçit nuk kishin të ndalur për ta lartësuar vetveten ai me libër, pagesa të shumta për ta ndryshuar imazhin apo percepcionin për të.
Por, mbi të gjitha pyetja kyçe ku i merrë ky gjithë ato para edhe sot, për ta mbrojtur veten në Hagë dhe për të lobuar edhe sot që është në paraburgim?
Lexojeni reagimin e plotë të familjes Imeri:
Presidentja Vjosa Osmani natyrisht që ka shpenzuar më pak, shumë më pak fonde nga buxheti i Kosovës sepse:
- mbi të nuk rëndojnë 100 vrasje shqiptarësh siç rëndojnë mbi urdhërdhënësin dhe shefin e krimit të organizuar, Hashim Thaçi.
-shumat marramendëse milionëshe akoma nuk janë zbuluar, të cilat Thaçi i ka përdorë kundër drejtësisë, që të mos zbulohen vrasjet politike tash e dy dekada.
- lufta e tij nëntokësore ndaj Gjykatës Speciale për të penguar proceset, kushton shumë, atë i është dashur ta financojë disi dhe ai duhet sqaruar nga po vijnë gjithë ato 'ndihma humanitare'.
-nuk keni llogaritur koston e lobimit të tij nëntokësor nga buxheti i shtetit për të shkruar libër për vetveten..
-për librin e porositur ka paguar gazetarët
-ka paguar J. Nice
-ka paguar Bob Dolin
dhe këto kanë kushtuar miliona etj. etj..
dhe miliona të tjerë gjithandej që ka lobuar për të sajuar opinion pozitiv për figurën e vet...brenda dhe jashtë Kosovës...
Shtrohen shumë pytje dhe nën-pyetje!
Përveç buxhetit të shtetit që e ka dhunuar dhe zhvatur atë për interesa puro personale për dy dekada, nga i vijnë atij milionat që paguaka dhe paguan tani për këto procese gjyqësore?
PASTAJ, për riparimin e imazhit të tij në vazhdimësi duhen lekë..., kukuvajkat në Prishtinë dhe Tiranë atyre pa ua lag, nuk qajnë hallin e Gjarpnit?
-apo ky djali i Brojës akoma po luan qoke me amerikanët?