Krasniqi tregon se çka diskutuan me Escobar dhe Lajçak

Aktuale

Krasniqi tregon se çka diskutuan me Escobar dhe Lajçak

Nga: A.SH Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Memli Krasniqi

Përfaqësuesi Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Ata kanë zhvilluar një takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Krasniqi ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zhvillimet politike në shtetin tonë.

Postimi në Facebook:

Sot, në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, takova Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Diskutuam për zhvillimet politike në shtetin tonë dhe për rolin e Partisë Demokratike të Kosovës si udhëheqëse e opozitës në vend.

PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat