Presidentja Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International

Aktuale

Presidentja Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:41
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të organizatës Rotary International, të kryesuar nga presidenti Shekhar Mehta.

Në takim me rotarianët janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit. Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje posaçërisht në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Kurse presidenti Mehta ka theksuar se kjo organizatë ka interesim ta mbështesë sektorin e shëndetësisë me trajtimin e fëmijëve që kanë probleme specifike shëndetësore, trajnimin e stafit shëndetësor, sikurse edhe digjitalizimin në sektorin e arsimit.

Të dy palët u daokorduan për vazhdimin e komunikimit me qëllim që të gjinden mënyrat për realizimin e ndihmës në këta sektorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat