Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentar Glauk Konjufca, ka thënë se ka ndryshuar qasja e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se kjo u bë e mundur, pasi Kosova tani ka udhëheqës të pa shantazhuar, përcjell Bota sot.
Gjatë vizitës së tij, së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar në Kosovë, Lajçak ka thënë se askush nuk po kërkon një "Republikë serbe" në Kosovë.
"Qentë lehin karavani ecën.
Kur të kesh udhëheqës të pa shantazhuar edhe çasja ndryshon.
Nga "ndryshone Kushtetutën se ajo nuk është Bibël" në "askush me mendje të shëndoshë nuk do 'Republika Srpska' në Kosovë".
Edhe tentohen të gjenden mënyrat më të mira se si të shfrytëzohet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve tutje në 2022.
Bile, bile edhe të pagjeturit bëhen top prioritet", ka shkruar Tali në një postim në Facebook./Botasot