Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, 6 të vdekur

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, 6 të vdekur

Nga: A.ZH Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:22
Pamje nga QKUK

6 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 2033 raste të reja, ndërsa janë shëruar 3329 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë nga MSH:

01 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.781.110 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.

Në total numri i rasteve aktive është 32.906.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat