Anëtarët e Bordit të Klubit të Prodhuesve së bashku me kryetarin Berat Mustafa ishin në takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Perparim Rama,
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi në mes të prodhuesve dhe komunës e cila do të mundësonte bashkëpunim në disa aktivitete në mes të dy palëve, por më e rëndësishmja do të ishte themelimi i zonës ekonomike në komunën e Prishtinës.
Klubi i Prodhuesve u zotua se do të përkrah dhe asistoj komunën e Prishtinës në krijimin e kësaj zone ekonomike.
Krijimi i zonës ekonomike në komunën e Prishtinës është kërkesë e prodhuesve vendor si kërkesë themelore që do të mundësonte krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për biznes.