2 mijë e 33 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima janë regjistruar sot në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se Prishtina është komuna që ka regjistruar sot më së shumti raste të reja, gjithsej 575.
Pas saj, është komuna e Lipjanit me 147 raste, komuna e Gjilanit me 141 raste, Prizrenit me 130, Gjakovës me 108 dhe Podujevës me 96.