Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për dështim në sigurimin e njohjeve të reja.
Ai ka thënë se politika e jashtme për qeverinë aktuale nuk ka qenë prioritet.
"Rënia e njohjeve të pavarësisë ka ndodhur sepse politika e jashtme nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Kemi diplomatë shumë të përgatitur, por njohjet nuk kanë qenë prioritet i kësaj Qeverie", ka thënë Hoxhaj për Top News, në emisionin Zona Zero.
Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.