Profesori merr përkrahje edhe nga të burgosurit e Grupit të Kumanovës

Aktuale

Profesori merr përkrahje edhe nga të burgosurit e Grupit të Kumanovës

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 19:58
Lulzim Paci

Në mbështetje të profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci, vallëzimi i të cilit u bë virale në rrjetet sociale, kanë dalë edhe disa të burgosur nga Grupi i Kumanovës.

Ata po vuajnë dënimin në Burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut.

Në një video të postuar nga i burgosuri Naser Bajraliu, apo siç njihet me nofkën “Bekë Bajra”, i dënuar në rastin “Kumanova”, ai shihet duke vallëzuar me shokë të dhomës në mbështetje të profesorit të biologjisë në Gjimnazin e Vushtrrisë.

@naser.bajraliu

🇦🇱🦅🇦🇱

♬ original sound - Naser BAJRALIU

Ndryshe, profesori  Lulzim Paca, nga bullizmi që iu bë për shkak të videove të postuara në rrjetet sociale duke vallëzuar, të hënën u bë “hero” duke marr përkrahje të madhe në rrjetet sociale edhe nga figura të ndryshme publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat