(E plotësuar 21:08) - Policia e Kosovës ka arrestuar sonte kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Bima ftesën, mos më kap”, ju drejtua ai Policisë së Kosovës, të cilët ishin në kërkim të tij.
Ky arrestim është kryer në studion e “Pressing”.
Kujtojmë se deri te arrestimi i tij ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë.
Pritet arrestimi i Dardan Molliqaj, policia shkon në studio
Policia e Kosovës pritet ta arrëstojë kryetarin e Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj.
Burime nga Policia e Kosovës bjnë të ditur së tashmë policia ndodhet në studion e emisionit “Pressing” ku edhe pritet arrestimi i Molliqaj.
Makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të studios ku pritet të transmetohet, ku i ftuar është Molliqaj.
Ndryshe, Molliqaj ditë më parë në protestën kundër shtrejtimit të energjië elektrike, kishte goditur njërin nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Molliqaj, i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor, nuk i është përgjigjur ftesës së policisë për intervistim të shtunën.
Përpos kreut të PSD-së, policia ka iniciuar hetime për të njëjtën vepër edhe ndaj një protestuesi tjetër.
Policia e Kosovës ka hapur rast kundër Dardan Molliqajt në drejtim të veprës penale “Sulm”, raportoi Paparaci mesditën e së shtunës, bazuar në burime brenda organeve të rendit.