Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që ka pasur sot në Kosovë me krerët opozitarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listën Serbe.
Lajçak, ka thënë se ka dëgjuar me kënaqësi mirëkuptimin që partitë opozitare kanë për rëndësinë e dialogut si dhe mbështetjen që ata i japin këtij procesi.
“Sot, Gabriel Escobar dhe unë u takuam me partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit kanë qëndruar në Kosovë nga 31 janari.
Ata janë takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Today, DAS Gabriel Escobar and I met with opposition political parties in Kosovo. Pleased to hear their understanding of the importance of anda support for the Dialogue on normalisation of relations. pic.twitter.com/WGwKjUtMD2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 1, 2022
Pas vizitës në Kosovë ata do të vazhdojnë për takime edhe në Serbi.