E përqeshën për këpucët me lloç/ Deputeti i LVV-së i del në mbrojtje Bislimit – tregon pse po e sulmojnë krahun e djathtë të Kurtit

Aktuale

E përqeshën për këpucët me lloç/ Deputeti i LVV-së i del në mbrojtje Bislimit – tregon pse po e sulmojnë krahun e djathtë të Kurtit

Nga: A.M. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:42
Besnik Bislimi në takim me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Kurti, Besnik Bislimi ka qenë cak i kritikave pas takimit me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Shkak i këtyre kritikave u bënë këpucët e Bislimit të cilat ishin të papastëra.

E pas këtyre përqeshjeve, në mbrojtje Bislimit i doli deputeti i LVV-së, Dimal Basha.

Ai në një postim në Facebook tha se këto sulme ndaj zëvendëskryeministrit nuk janë rastësore.

“E para, është i pakompromis, e dyta është krahu i djathtë i Kryeministrit, dhe e treta, udhëheq me dialogun dhe pengesë për idetë grenelliane dhe shokëve të tij”, deklaroi Basha, përcjell “Bota sot”.

Postim i plotë

Dje britmë e piskamë që s’ban me përqesh dikë për hobin, kurse sot paskan ndryshu kurs, po e përqeshin zv. Kryeministrin Bislimi për dukjen, sepse i paska pas këpucët me lloç! Se amerikanët t’i kqyrin këpucat sa vizllojnë, jo qëndrimet që i mban!!!

Nejse, sa për dijeninë tuaj, nuk e sulmojnë rasisht Bislën.

E para, është i pakompromis, e dyta është krahu i djathtë i Kryeministrit, dhe e treta, udhëheq me dialogun dhe pengesë për idetë grenelliane dhe shokëve të tij!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat