Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash.
Dardan Molliqaj është arrestuar para futjes në studiot e një TV vendore.
Kjo ngjarje është përcjellur edhe live, e ku shikues shihet të ketë qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
Kujtojmë se deri te arrestimi i tij ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë.