​Arrestimi i Dardan Molliqajt, vjen edhe reagimi i Haradinajt

Aktuale

​Arrestimi i Dardan Molliqajt, vjen edhe reagimi i Haradinajt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:54
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës.

Ai në Prime të RTK-së ka thënë se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë.

Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, tha Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat