Qeveria kërkon ngritje të blloktarifës

Aktuale

Qeveria kërkon ngritje të blloktarifës

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:07
Hekuran Murati

Kushdo që harxhon më pak rrymë sesa vitin e kaluar, do të subvencionohet nga shteti.

Masa qeveritare që po përgatitet nga Ministria e Financave varet nga niveli i kursimit.

Ekzekutivi i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji që blloktarifa të ngritet për 400 kilovatë më shumë.

“Blloku i parë tarifor të jetë 1000 kWh dhe i ndarë në 500 kWh gjatë ditës dhe 500 kWh gjatë natës, pasi konsiderojmë që për një afat kaq të shkurtër është e vështirë për familjet të përshtaten menjëherë”, shpjegoi ministri Hekuran Murati në konferencën e së martë

Tutje në komente propozohet që tarifa e lartë për bllokun e dytë të qytetarëve të zbritet nga 14, në 11.5 centë, që të jetë më e përballueshme.

Qeveria ka kërkuar gjithashtu nga ZRRE që në rritjen e çmimit të rrymës të përfshihen edhe bizneset, sipas kategorive.

Nga organet qeveritare, partitë e institucionet tjera, rregullatori i rrymës ka pranuar gjithsej 16 komente, të cilat do t’i shqyrtojë deri në vendimin përfundimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat