Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës derisa po shkonte në një debat televiziv.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se arrestimi i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash.
“Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj.
Unë jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vetë do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar ai.