Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt.
Kreu i PSD’së u arrestua sonte në oborrin e T7, ku ai ishte i ftuar në emisionin Pressing.
Thaçi thotë se arrestimi mund të ndodhte edhe pas përfundimit të emisionit.
“Policia e Kosovës ka mundur dhe është dashur ta bëjë arrestimin e z. Molliqaj pas përfundimit të emisionit, meqë një gjë të tillë e ka pasur të mundur edhe praktikisht edhe ligjërisht”, shkroi Thaçi në Facebook.