E kritikuan arrestimin e Molliqajt, ‘shpërthen’ Shkëlzen Gashi: Një huligan …

Aktuale

E kritikuan arrestimin e Molliqajt, ‘shpërthen’ Shkëlzen Gashi: Një huligan …

Nga: A.M. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:49
Shkëlzen Gashi.

Sonte, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj u arrestua nga policia.

Arrestimi i Molliqajt u përcjell me shumë kritika të mëdha. Mirëpo, i të njëjtit mendim nuk është edhe analisti Shkëlzen Gashi.

Gashi e cilësoi Molliqajn një huligan, i cili kishte tentuar të poshtëronte policinë e shtetit.

“Huligani kishte tentuar ta poshtëronte shtetin, siç e poshtëronte dikur kryeministri i tanishëm që, ndonëse kërkohej nga policia, jepte intervista nepër televizione ose mbante fjalime para qytetarëve”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postim i plotë

Një huligan e goditi një polic. policia shpalli publikisht se është në kërkim të huliganit. Një medium televiziv e thirri huliganin në intervistë. Policia shkoi në oborrin e mediumit dhe e arrestoi huliganin para intervistës. Huligani kishte tentuar ta poshtëronte shtetin, siç e poshtëronte dikur kryeministri i tanishëm që, ndonëse kërkohej nga policia, jepte intervista nepër televizione ose mbante fjalime para qytetarëve.

Huligani duhet ta ketë parasysh se mjeshtri i këtyre metodave tani është kryeministër dhe se në politikë duhet të jesh kreativ dhe origjinal, e jo huligan dhe kopjac i keq.

Natën e mirë dhe gjumin e embël 🙂

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat