Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Abazi ka ngritur një paralele në kohën sa ishte kryeministër Isa Mustafa dhe me arrestimin nga ana e policisë për Molliqajn për sulmin ndaj personit zyrtarë.
Ai ka shkruar më tutje se arrestimi dhe dërgimi në mbajtje i kreut të PSD-së ishte në procedura të zakonshme nga ana e policisë.
Abazi poashtu e ka quajtur reagimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut si të kotë.
Postimi i plotë në Facebook:
Njësia speciale ishte dërguar për të arrestuar një djalë që kishte shkruar një status në Facebook lidhur me Mustafën. Kryetari i LDKsë sonte shkruan një status kotësie. Çfarë dështimi në hapa pas një distancimi mospjesmarrës në një protestë ku pjesa tjetër e opozitës u paraqit e kamufluar dhe manipuluese.
Sonte u dërgua në mbajtje për procedura të zakonshme njeriu që sulmin fizik e ka veprim të vetëm për protagonizëm-delikuencë me formula manipuluese dhe rrezikon jetën e të tjereve.
Nxjerrja nga makina e zyrtarit, ikje nga prokuroria dhe gjykata për dy vite për sulm fizik dhe pastaj akti i fundit goditja e policit pa asnjë arsye të vetme duke provokuar policinë për viktimizim dhe protagonizëm, janë veprime që duhet dënuar dhe jo të thurret lavd.