Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSDK-së, Dardan Molliqaj.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta, derisa Policia kanë thënë se ai nuk është paraqitur në Polici.
Arrestimin e tij e ka komentuar edhe analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për disa shuplaka për policin është demokraci, ndërsa që arrestimi i atij që ka goditur policin është diktaturë, përcjell Bota sot.
“Për disa, shuplaka për policin është demokraci, derisa, arrestimi i Mr. shuplakëxhiut, diktaturë!” ka shkruar Bekteshi në Facebook./BS/