Arianit Koci komenton arrestimin e Molliqajt: Procedura është respektuar por...

Aktuale

Arianit Koci komenton arrestimin e Molliqajt: Procedura është respektuar por...

Nga: G.B Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:13
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt, për çka ka thënë se Policia e ka publikuar ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes për të dhe duket se procedura është respektuar.

Por, avokati ka thënë se policia nuk na ka treguar se a ka tentuar ta thërras me telefon Dardanin dhe pse ka pritur katër ditë për ta realizuar këtë aksion, përcjell Bota sot.

Koci ka thënë se Molliqaj nuk është fshehur dhe se ai dje e ka takuar në një nga kafenetë në Prishtinë, derisa shton se pse është dashur që të arrestohet duke hyrë në TV, para kamerave.

Postimi i tij i plotë:

Policia e Kosovës e ka publikuar ftesën/vërtetimin mbi dorëzimin e thirrjes për Dardan Molliqaj.

Në rregull. Po duket që procedura është respektuar.

Respekt për policinë!

Por, pasi që momentumi dhe situata është e ndjeshme, policia nuk na ka treguar se a ka tentuar ta thërras me telefon Dardanin.

Mbi të gjitha, nuk na ka treguar pse ka pritur katër ditë, për realizimin e këtij aksioni?

Dardani nuk është fshehur këto ditë.

Unë personalisht, dje e kam parë në qendër të Prishtinë, rreth orës 12.00 - në Apartament!

Pse është dashur të arrestohet para kamerave - në hyrje të TV7?

A nuk kanë mundur ta arrestojnë 10 minuta më herët, në dalje të Prishtinës-rrugës për në emision;

në qetësi, me efikasitet dhe pa pompë mediale?

Emisioni është paralajmëruar më herët!

Spektaklet nuk i duhen askujt, e më së paku policisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat