(E plotësuar 11:53) - Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk është qëllimi i tyre të imponojnë modele për krijimin e Asociacionit të komunave serbe që dëmtojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës.
Në përfundim të qëndrimit të tij në Kosovë, Escobar e rikonfirmoi mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Escobar: Nuk është qëllimi i ShBA-së të imponojë modele për Asociacionin
“Ajo çfarë kam thënë kur kam thënë se ka shumë opsione për krijimin e Asociacionit ka qenë për të thënë se nuk është e thënë të jenë modelet që dëmtojnë sovranitetin, apo funksionalitetin e Kosovës. Duhet të gjendet një prej këtyre modaliteteve, ato mund të gjinden të negociohen dhe të arrihet pajtimi për to. Ky është qëllimi i dialogut, nuk është qëllimi i ShBA-së të imponojë një model apo të zgjedh një model në emër të të dy palëve. Por, ne mund të ndihmojmë, nëse ka modele që ata mund t’i analizojnë ne me kënaqësi mund të bëjmë atë”, tha ai në një konferencë të përbashkët për medie me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Megjithatë, Escobar tha se zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i lihet dialogut.
Escobar: ShBA mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
“Kjo administratë, bashkë me administratat e mëhershme të ShBA-së, mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Përtej kësaj, se si dy vendet, Serbia dhe Kosova arrijnë në një periudhë të normalizimit duhet t’i lihet dialogut... Në fund të këtij procesi shpresojmë që rezultat do të jetë një zgjidhje e cila do të jetë e mirë si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. Kam besim se nga mënyra si po duket dhe përkushtimi i partnerëve tanë evropian, bashkë me mbështetjen amerikane për këtë proces do të arrijmë atje”, shtoi ai.
I pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në shtator të vitit 2020, Escobar tha se të njëjtat e kanë ndihmuar krijimin e besimit mes palëve.
Escobar: Zotimet e Uashingtonit kanë ndihmuar për të krijuar një besim mes palëve
“Sa i përket zotimeve të Uashingtonit, ne kemi besuar atëherë dhe ende besojmë se ato zotime kanë ndihmuar për të krijuar një besim mes palëve. Ne besojmë se aplikimi i vazhdueshëm i këtyre zotimeve është mënyrë për të krijuar një hapësirë diplomatike për vazhdimin e dialogut. Ne i shohim ato zotime si masa për ndërtimin e besimit në mbështetje të dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, theksoi ai.
Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, Escobar bashkë me Lajçak do të qëndrojnë në Serbi.
Escobar e Lajçak tregojnë qëllimin e vizitës së përbashkët: Për dialog presim zgjidhje përfundimtare
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd Miroslav Lajçak dhe e zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, kanë mbajtur një konferencë për shtyp, në lidhje me vizitën që e kanë zhvilluar për dy ditë në Kosovë, teksa janë takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe ata partiak.
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se vizita e përbashkët me Escobarin, dëshmon bashkëpunimin që ka SHBA me BE.
Ai ka thënë se të dyja palët duan ta ndryshojnë këtë faqe dhe shohim dialogun prioritet kyç.
“Jo vetëm që do të zgjidhem marrëdhëniet por edhe do të sjellë përfitime për qytetarë. Kjo do te krijojë vende pune dhe do të adresojë sundimin e ligjit. Jemi takuar me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti e me partitë opozitare dhe kemi bërë të qartë se respektojmë parimet e Kosovës në dialog. BE ka pritur progres më të shpejt në dialog dhe shpresojmë të jetë kështu në vitin 2022. Unë vlerësoj se partitë opozitare kanë dhënë mbështetje e dialogut dhe janë të gatshëm të bëjnë pjesën e tyre të punës”, u shpreh ai.
Ndërsa përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se vizita e tij në Kosovë dëshmon përkushtimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, teksa pret që zgjidhja të përfundimtare të jetë në të mirë të të dyja palët.
“Pikë së pari mendoj si rol është me rendësi të bëjë vizatën e parë në Kosovë për të treguar përkushtimin tonë sa i përket dialogut. Në fund shpresojmë që rezultat do të jetë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Serbinë poashtu edhe Kosovën”, ka thënë ai.