Kurti viziton në ASHNA-n, thotë se synim i tyre është kontrolli i hapësirës së lartë ajrore

Aktuale

Kurti viziton në ASHNA-n, thotë se synim i tyre është kontrolli i hapësirës së lartë ajrore

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:57
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku u prit nga drejtori i saj, Samir Bllacaku.

Kurti i shoqëruar nga ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ndihet i nderuar për pritjen dhe takimin përmbajtjesorë, ndërsa e drejtorin Bllacaku e falënderoi për punën dhe kontributin.

Aty shefi i ekzekutivit tha përmendi punët që janë bërë në këtë Agjenci.

Do të bashkëpunojmë në muajt e vitet në vijim në mënyrë që këtë Agjenci shumë të rëndësishme për infrastrukturën, trafikun, sigurinë, për sovranitetin e republikës së Kosovës ta shpijmë edhe më tej drejtë të arriturave të reja”, tha Kurti

Kurti tha se drejtori Samir Bllacaku e ka njoftuar për përgatitjet teknike dhe profesionale që është duke i bërë.

Në mënyrë që në të ardhmen të merret kontrolli i hapësirës së lartë ajrore të asaj që është mbi 6250 metra. Me këtë rast do të kishim edhe përfitime financiare si shtet ku vlerësohen të jenë dikun ndërmjet 6 dhe 7 milionë euro në vit. Dy të arriturat që duhet theksuar është zgjatja e pistës edhe niveli 3B i sistemit të aterimit që është sistemi shumë i avancuar”, tha Kurti.

Në këtë rast Kurti vizitoi departamentin meteorologjik e kullën e vrojtimit, ku Kurri tha se ishin dëshmitarë të ngritjes së një avioni e ndër të tjera ai tha se panë se si shkon procesi i vëzhgimit.

Duhet të përmendet se është bërë shkurtimi i udhëtimit me qenëse janë hapur dy korridore të reja me republikën e Shqipërisë, që nga Vjena kur shkon ose vjen në Prishtinë kemi një udhëtim për afro 15 minuta më të shkurtër me qenë se nuk kemi nevojë të kalojmë në hapësirën e Maqedonisë së Veriut. Në veçanti e falënderojmë NATON dhe KFOR-in për gjithë kontributin për ASHNA dhe jemi të bindur qe bashkëpunimi mëtutjeshëm do të na shpie në përmbushjen e standardeve më të larta, kritereve të Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Kurse drejtori Bllacaku falënderoi për vizitën e parë që i është bërë këtij institucioni.

Kemi përkrahjen dhe zotimin e qeverisë që do të a ndihmojë në realizimin e projekteve tona për përgatitjen e marrjes së hapësirës së lartë ajrore. Kjo është vizita e parë e një kryeministri në agjencionin tonë. Me kërkesë të kryeministrit”, tha ai.

E ministri Liburn Aliu tha se transporti ajror është i rëndësishëm shumë për Kosovën.

Do të synojmë qe arritjet e mëtejme të zhvillimit të shërbimeve që do të bëhen nga ky agjencion të mundësojnë pastaj qe kapacitetet shtetërore tona për transportin ajror të rriten edhe në fushën e transportit të mallrave. Kjo lidhet me mënyrat tjera të transportit tokësor atij hekurudhor dhe automobilistik e qe përmes projekteve të reja të mund ta lidhim me transport detar, detin Adriatik”, tha Aliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat