Analisti politik, Skënder Mulliqi ka komentuar situatën aktuale politike në vend.
Ai ka thënë se, po rrënohet e ardhmja e rinisë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova, e që sipas tij, gjithë këtë situatë t rëndë në Kosovë e kanë sjell politkanët që kanë qeverisur vite me radhë.
“Qytetarët mbeten vetëm numra, e asgjë më shumë..! Nëse heshtim, do të na pret provim i rëndë, të cilin nuk do ta kalojmë”, ka shkruar ai.
Shkrimi në Facebook:
Të flasim hapur si njerëz. A ishte shumë pa korrekte puna e njerëzve të politikës ndaj Kosovës, e cila mezi e pa dritën e lirisë? A ishte e pajustifikueshme dhe e pa menqur gjithë kjo ndarje partiake, ndarje mbi baza ideologjike dhe krahinore, dhe të luftës për pushtet? Dhe, shtrohet pyetja logjike, a ka ky popull tru të vet me menduar për të ardhmen dhe shtetin e Kosovës! Mjaft gjatë shkuam me pritje dhe parashikime se do të bëhët mirë, e nuk po bëhet. Kosova sikur u bë vend i bastit sportiv! Gjithçka ndodhi, por jo edhe shumë për të mirë. Na plaqkitën njerëzit e politikës dhe biznesit, pa asnjë fije turpi! Na varfëruan dhe na izoluan nga bota demokratike, e ne të gjithë mbetëm duke bërë sehir! Na manipuluan, na mashtruan një grup profiterësh. E ku ishin obligimet tona? Që ti hapim sytë? Ku mbeti njerëzillëku? Vendi pëlciti nga të mbrapshtat për të katër anët. Gjithë këto marrëzi na goditën, duke na rrezikuar edhe jetën, e nuk bënë asgjë, që këto të ndalohen! Na goditën radhazi të këqijat si sëmundjet e rënda , e ne nuk bëmë preventivë. Operacioni mbi trupin e njeriut lënë pasoja ose e mbytë. U rrënua edhe e ardhmja e rinisë të cilët masovikisht po largohen nga Kosova. Në cilën botë po jetojmë ne? Pse gjithë këto të zeza na u benë më të rëndësishme se jeta jonë? Ne, e dimë se pushtetet nuk e patën kasavet punën e qytetarëve, por ku ishim ne se? Askund. Mos të kërkojmë fajtor, kur vet kemi shumë faj për gjendjen e pa perspektivës të krijuar pas luftës në Kosovë. Qytetarët mbeten vetëm numra, e asgjë më shumë..! Nëse heshtim, do të na pret provim i rëndë, të cilin nuk do ta kalojmë. Do të na pyesin fëmijët tanë, çka keni bërë ju për ndryshimin? Për ata edhe po largohemi nga Kosova e bukur! Ekziton një thënje e bukur. “Kur mbetesh në terr, mos e kërko atë që fiku qiriu, por kërkoje një qiri tjetër.”