E mërkurja e parë e muajit shkurt, për Donjeta Sahtaçiun shënoi inkuadrimin e saj në jetën publike dhe politike njëkohësisht.
Paraqitja e parë publike rezultoi me prezantimin e saj për pozitën e nënkryetares së Komunës së Prishtinës.
Lajmin e kumtoi Uran Ismaili, nënkryetari i Partisë Demokratike, në një konferencë për media në prezencën e saj dhe katër të tjerëve.
Një grua me karrierë në menaxhim dhe konsulencë, kryesisht në sektorin privat, Sahatçiu fitoi menjëherë vëmendjen e shtypit rozë në Prishtinë. Shtypi, përveç tjerash, shkroi për lidhjet e saj familjare me Rita Orën.
Vëmendje fitoi edhe nga ftuesi i konferencës për shtyp, Uran Ismaili. Njashtu sikurse nga drejtorët e rinj komunalë, të prezantuar në të njëjtën paraqitje për media.
Në dy momente gjatë konferencës mediale, Uran Ismaili dhe drejtori i ri, Plator Gërdovci janë “kapur” nga kamerat duke mos ia ndarë sytë nënkryetares së re të kryeqytetit derisa ajo mori fjalën para gazetarëve.
Sahatçiu është një profesioniste e dëshmuar për shumë vjet në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve.
Ajo ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.
Në 10 vitet e fundit, Sahatçiu ka udhëhequr kompaninë “Rrota”, në rolin e drejtoreshës ekzekutive dhe si bashkëpronare.
Për shumë vjet me radhë, Sahatçiu ka qenë promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës.
Ajo është mentoruese e ekipeve të reja start-up dhe bizneseve në rritje. Si konsulente e çertifikuar në transformimin digjital ka ndihmuar edhe në fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë.