Analisti politik dhe gazetari Xhevdet Pozhari, thotë se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka nevojë për psikiatër.
Kjo sipas tij, që të çlirohet nga frustrimi i tepërt.
Ai shkruan në facebook, se ndjen keqardhje kur sheh që një njeri ka nevojë për ndihmën e familjes dhe shoqërisë, e në veçanti psikiatrit.
Pozhari tutje shkruan se Molliqaj e ka humbur kontrollin mbi vetveten.
Reagimi i plotë:
Dardan Molliqaj është veç një njeri që ka nevojë për ndihmë të profesionistëve të shëndetit mendor që të çlirohet nga frustrimi i tepërt.
Ndjej keqardhje kur e shoh që një njeri i cili ka nevojë për ndihmën e familjes dhe shoqërisë, në veçanti të psikiatrit, keqpërdoret nga qarqe të caktuara dhe vetëm sa ia rëndojnë gjendjen.
Është e qartë që ai e ka humbur kontrollin mbi vetveten. 😞