Publicisti Nexhat Haziri ka komentuar dëshminë e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës në Hagë.
Humolli para Gjykatës ka mohuar t`i ketë thënë dikush që ka pasur njerëz të ndaluar nga Sali Mustafa.
E Haziri në një postim në Facebook ka ka thënë se Humollit nuk i bën përshtypje fakti i deklaruar edhe nga prokuroria se viktimat e Sali Mustafës ishin pjesë e LDK-së.
“Veç mos harro, se mohimi i krimeve për qëllime të mbrojtëjes së dikujt përshkak të afërsisë ideologjike apo përfitimeve të tjera, të bën bashkëpjesëmarrës në këto krime”, shkruan Haziri mes tjerash.
Postimi i plotë:
Deputeti Fatmir Humolli: Nuk më ka thënë askush që ka pasur njerëz të ndaluar nga Salih Mustafa
- Taman puna, veç një i IDIOT kish pritë që ti ta thuash të vertetën në këtë proces gjygjësor.
Po ata dëshmitarë që kanë paraqitur dëshmitë e tyre në këtë gjykim, sikur nuk të kanë bërë fare përshtypje.
Nuk të bën përshtypje as fakti, i deklaruar edhe nga prokuroria se viktimat e Sali Mustafës ishin pjesë e LDK-së.
Kuptohet ti dhe soji i yt i perligjni këto krime, maltretimin dhe vrasjen e atyre që i konsideroni kundërshtar politik.
Veç mos harro, se mohimi i krimeve për qëllime të mbrojtëjes së dikujt përshkak të afërsisë ideologjike apo përfitimeve të tjera, të bën bashkëpjesëmarrës në këto krime.
E në anën tjetër, çfarë faktkeqësie kur ti mban edhe postin e deputetit, përfaqesuesit të popullit që i del në mbrojtje krimit. E neveritshme ! (n.h)