Ambasada e SHBA-së: Askush s’po u kërkon liderëve të heqin dorë nga territori ose ta shkelin Kushtetutën

Aktuale

Ambasada e SHBA-së: Askush s’po u kërkon liderëve të heqin dorë nga territori ose ta shkelin Kushtetutën

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 18:11
Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka deklaruar se askush nuk është duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, për vizitën e emisarëve Escobar e Lajcak, thuhet se status-quoja është e paqëndrueshme ndaj inkurajojnë të gjithë akterët që të angazhohen drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovë e Serbisë që përqëndrohet në njohje të ndërsjellë.

“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesit Specialë Escobar dhe Lajcak në Kosovë. ShBA-ja e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj.

Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga te gjithë për të arritur një marreveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke. Askush nuk po u kërkon udhëheqësve të Kosovës që të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose që ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat