Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se në dy apo tri javët e ardhshme numri i të infektuarve me Covid-19 do të shënoj rënie.
Sipas tij, pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve situata epidemiologjike në vend është stabile, ndërsa numri i personave që po kërkojnë ndihmë mjekësore në spitale është i kufizuar.
“Shumë prej tyre tash janë duke shënuar rënie drastike të numrit të të infektuarve kjo e pret edhe Kosovën në javët e ardhshme, të themi për dy apo tri javë.
Kjo valë gradualisht do të stabilizohet dhe do të shuhet vetvetiu. Prandaj përkundër numrit të lartë të të infektuarve gjë që jam shumë i bindur që numri i të infektuarve të rinj është më i lartë se sa që mund të identifikohen përmes testimeve meqenëse jo të gjithë po testohen”, ka deklaruar ai.