Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria duhet ta shfuqizojë vendimin për masat kufizuese për COVID-19, dhe ta liroj vendin nga masat joefektive.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet të lirohet vendi nga masat joefektive.
“Qeveria është treguar e paaftë në menaxhim të pandemisë dhe zbatim të masave që i ka vendos. Masat kufizuese të Qeverisë po përdoren vetëm për ndëshkim të qytetarëve e bizneseve për mbushje të buxhetit të shtetit”.
“Qeveria duhet të marrë vendim të largoj masat kufizuese e të hapet vendi, pasi më nuk kanë asnjë kuptim masat në situatën aktuale”, ka thënë Haxhiu.