Arrestimi i kameramanit, Inspektorati Policor nis hetime për rastin

Aktuale

Arrestimi i kameramanit, Inspektorati Policor nis hetime për rastin

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar për rastin e arrestimit të kameramanit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, i cili u arrestua sot në Suharekë derisa po e përcillte një ngjarje.

Në një përgjigje për median nga IPK’ja kanë thënë se hetuesit do të ndërmarrin veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin  veprime  hetimore drejt ndriçimit të rrethanave dhe sqarimeve tjera në përputhje me mandatin ligjor dhe në koordinim më prokurorinë kompetente”, kanë deklaruar nga IPK’ja.

Policia e Kosovës ka arrestuar Selitajn, derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat