Krasniqi: PDK do të jetë nxitëse e reformave në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Krasniqi: PDK do të jetë nxitëse e reformave në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:15
Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim eurodeputetin austriak Lukas Mandl nga i cili ka pranuar raportin për monitorimin e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi ka siguruar Mandl se PDK do të kontribuojë për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.

“Mandl si kryevëzhgues, bashkë me ekipin tij, i falënderova për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë. Më vjen mirë që Kosova vazhdon të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve në rajon dhe më gjerë. PDK do të jetë nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim eurodeputetin austriak Lukas Mandl nga i cili ka pranuar raportin për monitorimin e zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi ka siguruar Mandl se PDK do të kontribuojë për të shtyrë përpara implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i monitorimit të zgjedhjeve nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.

“Mandl si kryevëzhgues, bashkë me ekipin tij, i falënderova për punën e jashtëzakonshme gjatë periudhës zgjedhore në vendin tonë. Më vjen mirë që Kosova vazhdon të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve në rajon dhe më gjerë. PDK do të jetë nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat