Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i SHBA-së diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Aktuale

Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i SHBA-së diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:05
Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Duke e vlerësuar lart kontributin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për ato të drejtësisë, Kryeprokurori Lumezi e njoftoi konkretisht Ambasadorin Hovenier për punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, pjesë thelbësore e diskutimeve ishte edhe angazhimi i Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda.

Në këtë kontekst, palët patën diskutime të frytshme dhe konstruktive për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, administrimin efikas të drejtësisë dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale. 

Ambasadori Hovenier vlerësoi progresin e arritur në sistemin e drejtësisë dhe siguroi Kryeprokurorin e Shtetit që  SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin sistemin prokurorial.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit  dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, shprehën vullnetin e përbashkët për të punuar ngushtë në të gjitha çështjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat