Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë të cilët arrestuan kameramanin Albion Selitaj, derisa po e ndiqte aksionin për vendosjen e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, nën administrimin e AKP-së.
Media mëson se zyrtarët policorë të cilët u suspeduan në këtë rast janë: rreshteri Reshat Balaj dhe polici Driton Fondaj, në Stacionin Policor në Suharekë.
Sipas Policisë, ky suspendim është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast.
Përveç suspendimit të zyrtarëve në fjalë, Policia ka iniciuar procedurë të brendshme disiplinore edhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë policorë, që morën pjesë në arrestimin e kameramanit.
Lidhur me rastin, nga IPK kanë thënë se kanë nisur një hetimi preliminar.