“Ky është mesazh shumë i qartë për policët, bravo”!

Aktuale

“Ky është mesazh shumë i qartë për policët, bravo”!

Nga: N. Sh. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:28
Ilustrim

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari e ka komentuar suspendimin e dy policëve që arrestuan sot një kameraman.

Ajo shkruan se suspendimi i policëve është mesazh shumë i qartë për policët dhe të tjerët që mund të tejkalojnë autorizimet e tyre.

Sipas Kusarit, arrestimet e gazetarëve dhe operatorëve bëhen në Rusi e Turqi, por jo në Kosovë.

Postimi i plotë:

Dy policë janë suspenduar dhe pesë të tjerë janë dërguar në procedurë disiplinore për shkak se e kanë arrestuar kameramanin.

Bravo. Ky është mesazh shumë i qartë për policët tjerë të cilët mendojnë që mund të tejkalojnë autorizimet e tyre sa herë të duan.

Secili polic duhet me e ditë që gazetarëve dhe operatorevë vetëm munden me iu thënë puna e mbarë ju qoftë dhe me i mbrojtë kur kanë nevojë.

Arrestimet e gazetarëve dhe operatoëve bëhen në Rusi e Turqi, jo në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat