Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se viktima të COVID-19 janë:
Një grua 60-69 vjeç nga Komuna e Vushtrrisë, një grua dhe një burrë të moshës 70-79 vjeç nga komuna e Gjilanit dhe Prishtinës dhe një burrë dhe një grua mbi 80 vjeç nga komuna e Kamenicës dhe Ferizajt.
Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit është ajo e Prishtinës me 436 raste, pastaj e Vushtrrisë 186, Pejës 169 dhe Ferizajt 141.