Infektologu tregon a e ka kaluar Kosova pikun e Omicronit

Aktuale

Infektologu tregon a e ka kaluar Kosova pikun e Omicronit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 18:57
Hamdi Ramadani

Ndryshimi i masave anti-COVID po shihet nga infektologu Hamdi Ramadani, si adekuate për situatën pandemike.

Ramadani tha se Kosova tanimë e ka kaluar pikun e variantit Omicron.

“Bazuar në rastet që kanë ra krahasuar në ditët e kaluara në mbi 2 mijë COVID pozitiv me variantin e njohur si Omicron, mendoj që vala e ka arritur atë që njihet si “piku”. Mendoj që edhe ora policore por edhe gastronomia duhet të shkojë në proporcion me këtë duke e zvogëluar kufizimin në dy apo tre orë”.

Ai theksoi se shumë qytetarë e kanë kaluar COVID-19 dhe variantin Omicron edhe pa u regjistruar në protokollet mjekësore.

Sipas tij tani popullata në vendin tonë ka fituar një imunitet për disa muaj.

“Mendoj që masat e përgjithshme të cilat janë maskat sidomos në restaurante, higjiena e qytetarëve dhe mbi të gjitha vaksinimi me dozën e tretë ose përforcuese. Shumë qytetarë e kanë kaluar edhe COVID-19 edhe variantin Omicron pa u regjistruar në protokollet mjekësore. Ata e kanë një imunitet disa mujor katër, pesë ose gjashtë muajsh dhe është një hapësirë mendoj që këto masa e kanë dhënë efektin e tyre”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë, ka treguar për rekomandimet që janë dhënë në mbledhjen e sotme e që pritet të miratohen nesër nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat