Naim Miftari i reagon ashpër Ilir Ibrahimit – ja si e quan

Aktuale

Naim Miftari i reagon ashpër Ilir Ibrahimit – ja si e quan

Nga: N. Sh. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 19:39
Naim Miftari dhe Ilir Ibrahimi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i ka reaguar analistit politik, Ilir Ibrahimit, i cili ka thënë se Kosova duhet të përmbushë kërkesat për dialogun me Serbinë, pasi sipas tij, moszgjidhja e problemeve me këtë shtet, po ndikon që të rinjtë të mos kenë perspektivë.

Miftari në reagimin e tij në facebook, thotë se Kosova ka probleme me Serbinë që 200 vjet.

Miftari në reagimin e tij e quan mercenar Ibrahimin, dhe pyet se pse nuk po thotë që rinia po ikin nga Kosova pas 22 vjet është vjedhur e plaçkitur nga shqiptarët, si Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku e të tjerë.

Reagimi i plotë:

Lopa probleme me Serbinë kem që 200 vjet pasi don të na ketë territor të tyre të pushtuar!

Kral, Aleksandër, Pashiçi, Tito, Rankoviçi, Milosheviçi, Stanisiçi, Vuçiçi .... kanë lanë shumë nipa në Kosovë, që nuk mundet t’i harrojnë aq leht dajt e kumarët e tyre.

Shikona nivelin e  trurit të pulës të një gazetarit mercenarit s’po thu se rinija e Kosovës po ikin nga vendi pasi që 22 vjet rresht Kosova u vjedh, u shit, u devalvu dhe u plaçkit deri në kocka nga politikanët e korruptuar xhqiptarë si Thaçi, Mustafa, Hyseni, Haradinaj, Lushtaku, Limaj... dhe nga disa ambasadorë e miq ndërkombëtar që Kosovën e kanë si thesar - xhirollogari të tyre private!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat