Pas reshjeve të fundit të borës, të përcjellura me erëra të forta në disa zona të Brezovicës, janë krijuar ortekë të borës.
Për këtë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimi, ka kërkuar nga pasionantët e skijimit që ti evitojnë zonat përreth Brezovicës.
Për frekuentuesit e këtyre zonave, trajnimet paraprake janë shumë të rëndësishme.
“Me dal jashtë pistës duhet me qenë i përgatitur, me pas ndonjë trajnim, që edhe nëse ndodh naj ortek me qenë të përgatitur”, ka thënë Dorentina Dula skitare.
Të gjitha ata të cilët ndjehen të rrezikuar nga ortekët e borës, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit, përveç njoftimit që të evitohen këto zona, ka vendosur edhe një numër kontaktues ku mund të kërkohet ndihmë: 049 840 228.